Ndërtimi i politikës së sigurisë: rasti i Republikes së Maqedonisë [Security Policy Building: The Case of the Republic of Macedonia], in Albanian

Rajkovcevski, Rade (2014) Ndërtimi i politikës së sigurisë: rasti i Republikes së Maqedonisë [Security Policy Building: The Case of the Republic of Macedonia], in Albanian. Konrad Adenauer Stiftung - Macedonia Office & Faculty of Security-Skopje, Skopje, Macedonia. ISBN 978-608-4532-40-8

[img] Text
AL - kas_36984-1522-2-30.pdf - Published Version

Download (999kB)
Official URL: https://www.kas.de/documents/252038/253252/7_dokum...

Abstract

Siguria është nevojë dhe gjendje të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë e kanë ndier shumë popuj dhe kombe të botës. Fuqia dhe rëndësia e saj për qytetarin e zakonshëm dhe për shtetin i motivon njerëzit për gjetjen e korrelacionit të sigurisë me ekzistencën e njeriut dhe me mbijetesën e shtetit. Së këtejmi, duhet të krijohet politikë e sigurisë kombëtare, e cila sigurisë do t’i jap konotacion politik dhe do ta bëjë vegël strategjike për realizimin e interesave kombëtare. Kjo qasje, e cila në esencë i përfshin studimet e mia dhjetëvjeçare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes (në Akademinë Ushtarake dhe në Fakultetin e Sigurisë-Shkup) më inkurajoi që në detaje ta hulumtoj politikën e sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Gjatë konceptimit të punimit u nisa nga supozimi se korniza e konceptit të sigurisë kombëtare nuk i prek tërësisht çështjet thelbësore të sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë, pas një varg turbulencash të sigurisë, meriton një koncept autentik të politikës së sigurisë, i cili do të ofrojë zgjidhje konkrete për ballafaqimin me kërcënimet dhe sfidat e sigurisë. Në këtë kontekst, politika e sigurisë së brendshme, politika e mbrojtjes dhe politika e jashtme janë bërthamat kryesore në të cilat duhet të inkorporohen mekanizmat për parandalimin e konfliktit ndëretnik, për zgjidhjen e krizave politike që kanë të bëjnë me interest dhe vlerat kombëtare dhe për tejkalimin e implikimeve të sigurisë nga integrimet e bllokuara euroatlantike. Përpjekjet e para për teoritizimin e problemit të politikës së sigurisë datojnë nga viti 2008 kur si student në studime pasuniversitare në Akademinë Policore të atëhershme (tani Fakulteti për Siguri-Shkup) i fillova përgatitjet për paraqitjen e tezës së magjistraturës në lidhje me politikën e sigurisë dhe me parandalimin e konflikteve në Republikën e Maqedonisë. Libri është fryt i mirëfilltë i bashkëpunimit tonë shumëvjeçar i cili e nënkupton participimin tim në botimin: “Mendimi politik” dhe prezencën në kuadër të paneleve akademike, në debate profesionale dhe në konferenca të organizuara nga Fondacioni. Libri, ofron bazë të fuqishme për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe me të vërtetë jam krenar që me një marrëdhënie shumëvjeçare partneriteti arritëm këtu ku jemi. Po ashtu, sinqerisht e falënderoj znj. Anja Çimek e cila vendosi që si bashkë-botues dhe si bashkë-promotor i librit ta përfshijë institucionin tim amë – Fakultetin për Siguri në Shkup. Gjithsesi, dua t’u shpreh falënderim të madh recensentëve: Prof. Dr. Tome Batkovski dhe Prof. Dr. Pere Aslimoski, të cilët pa u kursyer investuan shumë që libri të fitojë në cilësi. Duke e vënë në funksion përvojën e tyrepProfessional akademike dhe krijuese ata më orientuan dhe më ndihmuan në krijimin e këtij punimi gjithëpërfshirës shkencor.

Item Type: Book
Subjects: Scientific Fields (Frascati) > Social Sciences > Political science
Divisions: Faculty of Security
Depositing User: Prof. Dr. Rade Rajkovchevski
Date Deposited: 27 Oct 2022 12:21
Last Modified: 13 Nov 2022 12:11
URI: http://eprints.uklo.edu.mk/id/eprint/7283

Actions (login required)

View Item View Item